Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjithë qytetaret të cilët për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID - 19 dhe ata që janë në vetizolim, KQZ, ju mundëson votimin përmes ekipeve mobile

KQZ do t’i kontaktojë të gjithë qytetarët të cilët janë në listen e IKSHPK, deri me datën 15 tetor si persona të infektuar me COVID - 19 dhe ata që janë në vetizolim, pa pasur nevojë për ndonjë regjistrim paraprak.

 

  • Për të votuar, qytetarëve të infektuar me COVID -19 dhe ata që janë në vetizolim, u dërgohet ekipi lëvizës në adresën e votuesit të regjistruar për të votuar; 

 

  • Anëtarët e ekipit lëvizës do të jenë të pajisur me maskë, mantel, dorëza dhe mjete për dezinfektim;

 

  • Nëse ju si votues nuk keni pajisje mbrojtëse në shtëpi, ekipi lëvizës do t’iu sigurojë maskë dhe dorëza për mbrojtje gjatë votimit;

 

Edhe Video spoti për mënyrën e votimit për votuesit në vetizolim dhe të infektuar me COVID-19 Arbëri Video spoti për mënyrën e votimit për votuesit në vetizolim dhe të infektuar me COVID-19
  • Me qëllim të identifikimit, votuesi e tregon një dokument të vlefshëm identifikimi para ekipit lëvizës dhe largon maskën në kohë të shkurtër derisa të identifikohet;

 

  • Nënshkruheni në listën votuese;

 

  • Para se të merrni fletëvotimet, ju duhet t’i dezinfektoni duart;

 

  • Së bashku me fletëvotimet, ekipi lëvizës do t’iu jap një zarf të veçantë për të vendosur fletëvotimet, në mënyrë që të ruani fshehtësinë e votës;

 

  • Ju duhet të keni hapësirë për të votuar në mënyrë të fshehtë dhe të pavaruar;

 

Edhe 104 ekipe mobile do të ndihmojnë personat e infektuar me koronavirus të votojnë Arbëri 104 ekipe mobile do të ndihmojnë personat e infektuar me koronavirus të votojnë
  • Pasi të keni votuar, fletëvotimet i vendosni në zarf të veçantë, të cilin e mbyllni dhe e vendosni në kutinë e votimit;

 

  • Pas votimit, ju duhet që sërish t’i dezinfektoni duart;

 

  • Me qëllim të mbrojtjes së identitetit të votuesve të infektuar me COVID - 19 dhe votuesve të izoluar, nuk do të lejohet fotografimi dhe filmimi i procesit të votimit;

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

 

Edhe Votimi i personave me COVID, KQZ-ja me 200 ekipe mobile në tërë vendin Arbëri Votimi i personave me COVID, KQZ-ja me 200 ekipe mobile në tërë vendin

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

 
Të gjithë qytetaret të cilët për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID - 19 dhe ata që janë në vetizolim, KQZ, ju mundëson votimin përmes ekipeve mobile.

Të gjithë qytetaret të cilët për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID - 19 dhe ata që janë në vetizolim, KQZ, ju mundëson votimin përmes ekipeve mobile. KQZ do t’i kontaktojë të gjithë qytetarët të cilët janë në listen e IKSHPK, deri me datën 15 tetor si persona të infektuar me COVID - 19 dhe ata që janë në vetizolim, pa pasur nevojë për ndonjë regjistrim paraprak. • Për të votuar, qytetarëve të infektuar me COVID -19 dhe ata që janë në vetizolim, u dërgohet ekipi lëvizës në adresën e votuesit të regjistruar për të votuar; • Anëtarët e ekipit lëvizës do të jenë të pajisur me maskë, mantel, dorëza dhe mjete për dezinfektim; • Nëse ju si votues nuk keni pajisje mbrojtëse në shtëpi, ekipi lëvizës do t’iu sigurojë maskë dhe dorëza për mbrojtje gjatë votimit; • Me qëllim të identifikimit, votuesi e tregon një dokument të vlefshëm identifikimi para ekipit lëvizës dhe largon maskën në kohë të shkurtër derisa të identifikohet; • Nënshkruheni në listën votuese; • Para se të merrni fletëvotimet, ju duhet t’i dezinfektoni duart; • Së bashku me fletëvotimet, ekipi lëvizës do t’iu jap një zarf të veçantë për të vendosur fletëvotimet, në mënyrë që të ruani fshehtësinë e votës; • Ju duhet të keni hapësirë për të votuar në mënyrë të fshehtë dhe të pavaruar; • Pasi të keni votuar, fletëvotimet i vendosni në zarf të veçantë, të cilin e mbyllni dhe e vendosni në kutinë e votimit; • Pas votimit, ju duhet që sërish t’i dezinfektoni duart; • Me qëllim të mbrojtjes së identitetit të votuesve të infektuar me COVID - 19 dhe votuesve të izoluar, nuk do të lejohet fotografimi dhe filmimi i procesit të votimit; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit. Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

Posted by Komisioni Qendror i Zgjedhjeve on Monday, October 4, 2021