Të gjithë janë për transformimin e FSK-së në ushtri, por tani tema është se si të ruhen raportet me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, që në këtë fazë po e kundërshtojnë këtë proces.
Si kryeministri Mustafa, edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, sërish kanë folur për shndërrimin e FSK-së në ushtri, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafa ka thënë se kjo duhet të ndodhë, por në koordinim me SHBA-në e NATO-n.
Por kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se shndërrimi i FSK-së në ushtri, nuk e rrezikon miqësinë me SHBA-në, për të cilën meritat kryesore sipas tij, u takojnë njerëzve të PDK-së.
AAK-ja ka kundërshtuar paralajmërimet që transformimi i FSK-së, të futet në pako me marrëveshjen për demarkacionin dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Të gjithë pro Ushtrisë - sfidë ruajtja e... by kohanet