Me moton “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”, ka filluar marshi sensibilizues nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në ditën e personave me autizëm.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë se të gjithë duhet të ndihen njësoj sepse edhe personat me autizëm i kanë të gjitha të drejtat, raporton KTV.
Qemal Mingjozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, tha se është një shtresë që ka nevojë për mbështetje morale në mënyrë që edhe këta fëmijë të ndihen të mbështetur dhe jo të përbuzur.
Agim Vatovci ka ftuar Qeverinë të mos bëjë dallime në shoqata pasi, sipas tij, “ata po i ndihmojnë vetëm shoqatës së të verbërve”.