Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme dhe qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem. Po ashtu edhe rrugët në fshatrat e thella malore, janë të kalueshme, thuhet në njoftimin e komunës transmeton Koha.net.
Gjatë gjithë natës, pastrimin e borës nga rrugët, e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punën e bërë për pastrimin e rrugëve.
Nënkryetari Berisha dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, kanë deklaruar se të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka pengesa nga bora në rrugë, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, edhe pse ka pasur rënie të shumta të borës, gjatë tërë ditës së shtunë.
Nënkryetari Berisha, gjatë tërë pasdites së djeshme dhe gjatë natës, i ka vizituar shumicën prej fshatrave, për të inspektuar gjendjen e rrugëve, përfshi edhe fshatrat e thella, si Berishë, fshat i Ri, Llapçevë e Panorc, fshatra të cilat gjatë reshjeve të borës, përballen me probleme në qarkullim.
-
Lumi Mirusha në disa pjesë jashtë shtratit, akse rrugore në Malishevë vështirë të kalueshme
-
Rrugët nëpër Prishtinë janë të kalueshme
-
FSK-ja shpërthen një mjet në Malishevë
-
Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë - Rozhajë
-
Bosnja përballet me reshje të shumta bore, bllokohet trafiku