Punëtore dhe sindikata të Kosovës kanë protestuar në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, raporton KTV.
Protestuesit u kanë bërë thirrje institucioneve, konkretisht qeverisë, që të respektojë të drejtat e punëtorëve, ashtu siç e përcakton legjislacioni në fuqi i Kosovës.
Me këtë rast, Në instalacionin e artistit Kushtrim Mehmeti, pjesë e organizatës “Beyond the Wall”,janë kujtuar edhe 24 jetë të humbura në vendin e punës në 24 muajt e fundit në vend.
Ai tha se instalacioni ka për qëllim të dërgojë një mesazh, një zë, për martirët e ndërtesave, që ta dinë se dikush së paku i kujton ata.
Protestuesit kanë kërkuar që punëdhënësit ta zbatojnë kontratën kolektive, qeveria të rrisë pagën minimale, të bëhet nivelizimi i pagave e po ashtu implementimi i ligjit për sigurime shëndetësore.
Edhe
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë
Disa prej tyre kishin vendosur maska, duke simbolizuar kështu ata punëtorë që kanë frikë për të raportuar shkeljet në vendin e punës. Kreu i BSPK-së, Avni Hajdini, iu bëri thirrje institucioneve që të kenë kujdes me shitjen e ndërmarrjeve shtetërore, pasi pronarët e rinj po i shtypin punëtorët, si në rastin e KEDS-it.