Kosova do të vazhdojë të ketë humbje milionëshe nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik, do të vazhdojë të mos ketë nën kontroll Vallaçin dhe të mos e shfrytëzojë linjën 400 kilovoltëshe me Shqipërinë pa u miratuar Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe dhe Marrëveshja për Drejtësi, raporton KTV.
Një deklarim të tillë e ka dhënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, gjatë raportimit në Komisionin për Zhvillim Ekonomik në lidhje me anëtarësimin e KOSTT-it në ENTSOE, që lidhet me marrëveshjen e energjisë.
Mirëpo, raportimi i saj u përcoll me kritika nga anëtarët e të gjitha partive pa përjashtim. Anëtari nga LDK-ja, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar se nuk shpreson fare që kjo marrëveshje do të bëhet funksionale.
Kurse, Donika Kadaj-Bujupi ka demantuar ministren për dialog, duke u bazuar në një dokument që, sipas saj, e ka dhënë Ministria e Jashtme e Kosovës dhe ku thotë se KOSTT-i nuk është pranuar në ENTSOE. Ajo gjithashtu ka akuzuar Tahirin se i ka falur asetet e Kosovës kompanisë serbe
-
Çfarë tha Tahiri para deputetëve për Marrëveshjen e Brukselit për Energjinë
-
Tahiri numëron çfarë s’do të kemi nëse nuk formohet Asociacioni
-
Serbia ndërpret transmetimin e energjisë për Kosovën
-
Kuçi: Deri në fillim të gushtit nis zbatimi i rrjetit ndërkombëtar energjetik
-
Kurti: Marrëveshja e re e KOSTT me ENTSO-E mundëson operimin si bllok midis Kosovës dhe Shqipërisë