Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të enjten vendoset përfundimisht për fillimin e vitit të ri shkollor

Më së largu të enjten, Ministria e Arsimit do të marrë vendim përfundimtar për fillimin e vitit të ri shkollor. Vendimi pritet të merret në bazë të propozimeve që janë dhënë nga MASH-i dhe drejtoritë komunale të Arsimit.

Sipas propozimeve, më 14 shtator është paraparë të fillojnë klasat 0 deri në 6 dhe 10. Për klasat 4 dhe 5 u është lënë drejtorive komunale të vendosin se në çfarë forme do ta zhvillojnë mësimin, në shkolla apo nga distanca, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, në fazën e dytë më 21 shtator, mësimin do ta fillojnë klasat 7 deri në 12 në formë të kombinuar, dy ditë në shkollë dhe tri ditë nga distanca.

Ministri Ramë Likaj ka deklaruar se në bazë të informacioneve nga terreni, shumica e shkollave i kanë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e mësimit.

Por, disa shkolla të Prishtinës, që kanë numër të madh të nxënësve, e kanë caktuar vetë se me cilat klasë do të nisin fazën e parë të mësimit. Në shkollën “Faik Konica”, që ka afro 1.500 nxënës të hënën fillojnë në shkolla vetëm parafillorët, klasa e parë, e dytë, e tretë dhe e gjashtë.

E në shkollën “Ismail Qemali”, që ka afro 3 mijë nxënës, të hënën mësimin në shkolla e fillojnë vetëm nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të gjashtë, kurse të tjerët online.

Viti i ri shkollor është dashur të niste më 1 shtator, por u shty për shkak se institucionet shkollore nuk i kishin bërë përgatitjet e duhura.