Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të enjten takohen kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi

kosova, serbia, dialogu, albin kurti, qeveria kurti, vuqiqi, aleksander vuqiqi,

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se grupet punuese nga Kosova dhe Serbia u takuan të mërkurën për herë të fundit, për çështjen e targave.

Ai shkroi në Twitter se me punën e tyre, Kosova dhe Serbia u përgatiten për diskutimet e së enjtes mes kryenegociatorëve.

“Tani iu takon kryenegociatorëve ta gjejnë marrëveshjen për rrugën përpara”, shkroi Lajçak.

Përfaqësuesi i BE-së gjatë ditës u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se është biseduar për rrugën para në dialog e po ashtu për takimin e radhës të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Edhe Lajçak në Serbi, pritet të vijë edhe në Kosovë Arbëri Lajçak në Serbi, pritet të vijë edhe në Kosovë

Marrëveshja e përkohshme për targat, skadon të enjten.