Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të enjten seancë për dialogun, Qeveria kritikohet për jotransparencë

Të enjten e 24 shkurtit në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se Qeveria Kurti është shumë jotransparente në raport me procesin e dialogut, dhe se ende nuk është parë ndonjë draft-marrëveshje.

“Unë sot nuk mund të flas për draftin e një marrëveshjeje që nuk e kemi parë. Por do të shohim në të ardhmen për një dokument që do ta ndajë Qeveria me deputetët. Të enjten do të diskutojmë për procesin e dialogut nga Qeveria, më shqetësuese është jotransparenca në raport me këtë proces”, deklaroi Tahiri.

Në anën tjetër, kreu i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se dialogu duhet të përmbyllet, ndërsa gjatë kohës sa është dialoguar me Serbinë, sipas tij, Kosova nuk ka pasur ndonjë përfitim.

“Kemi kërkuar që të ketë një raportim të kryeministrit dhe Kuvendi i Kosovës ta mbikëqyrin një proces jetik për Kosovën, që ka mobilizuar faktorin ndërkombëtar”, shtoi deputeti i AAK-së.


Kusari-Lila: Projekt-Kodi Civil për herë të parë në Kuvend

Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se Projekt-Kodi Civil, do të prezantohet për herë të parë në Kuvendin e Kosovës. Ajo deklaroi se ky projekt-kod përmban 1.630 nene dhe 5 libra, projekt-kod që është nga baza e të drejtës civile.

Edhe Opozita thotë se s’ka transparencë për dialogun, s’pret të dalë diçka jashtë temave të prodhuara nga Kurti Arbëri Opozita thotë se s’ka transparencë për dialogun, s’pret të dalë diçka jashtë temave të prodhuara nga Kurti

“Projekt-Kodi Civil është hera e parë që prezantohet në kuvend dhe përmban 1.630 nene dhe 5 libra, është baza e të drejtës civile, për secilin shtet, edhe për Kosovën në këtë rast. Në secilin libër janë dispozitat shumë të rëndësishme”, tha ajo para mediave.

Kusari-Lila potencoi se i tërë debati po drejtohet në librin e katërt ku flitet për çështjen e martesës mes gjinisë së njëjtë, ndërsa po humbet fokusi nga librat e tjerë.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do ta ketë për diskutim”, tha ajo.