Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se të enjten më 12 gusht do të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror.
Ajo ka thënë se të enjten do të ketë pika të seancave të papërfunduara dhe më vonë do të fillojë seanca e re.
Kusari-Lila ka thënë se në seancën e re do të shikohet për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare siç është ajo për marrëveshjen mes qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë.
Ndër pikat tjera është edhe zgjedhja e auditorit të përgjithshëm të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi nesër me dy seanca, njëra për mandatarin Glauk Konjufca
-
Të dielën seanca për qeverinë e re
-
Kusari-Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë konstituimin e institucioneve
-
Më 27 prill seancë për votimin e “çështjeve të rëndësishme” para zgjedhjeve të mundshme
-
Kusari-Lila: Uroj që sot të ketë marrëveshje për presidentin