Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, të enjten nuk do të punojnë qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.
“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë!” - thuhet nga MSH-ja.
-
Vazhdon sot vaksinimi anti-COVID në të gjitha qendrat
-
Qendrat e vaksinimit në Kosovë do të punojnë edhe në fundjava dhe në festa zyrtare
-
Zgjatet orari i vaksinimit anti-COVID në Prishtinë
-
MSH-ja arsyeton shkurtimin e orarit të vaksinimit me numrin e vogël të kërkesave
-
Shkurtohet orari i punës, njësitet e vaksinimit mbyllen në orën 15