Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të enjten ndërpritet furnizimi me ujë në Vushtrri

Të enjten (nesër) nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në gjithë Vushtrrinë dhe fshatrat përreth.

“Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes do të ndodhë për shkak të punimeve në gypin kryesor 700mm, i cili do të zëvendësohet në segmentin te lumi “Tërstena” mbi magjistrale (afër fabrikës “Extra Color”)”, është njoftuar nga Kompania Rajonale Ujësllesi “Mitrovica”.