Programi Fluturues i Fëmijëve – PFF ka sjellë një emision për të drejtat e fëmijëve, në prag 1 qershorit – Ditës së Fëmijëve.
Ato janë të drejta të renditura në Konventën e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijëve. Të gjitha të drejtat janë njësoj të rëndësishme dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Drejtuar fëmijëve:
1. Secili prej jush është i veçantë dhe as ju e as shokët tuaj nuk duhet të diskriminoheni për shkak të ngjyrës së lëkurës, gjinisë, fesë, opinionit apo vendit të origjinës, varfërisë, pasurisë apo edhe përkatësisë etnike.
2. Është e drejtë e çdo fëmije të ketë familje, që do të thotë se ju keni të drejtë të jetoni me prindërit apo kujdestarët tuaj.
Edhe
Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim
3. Çdo fëmijë ka të drejtë të dëgjohet, pra ju mund të shprehni lirshëm opinionin dhe mendimin që keni, por natyrisht që duhet respektuar edhe të drejtat e të tjerëve.
4. Duke qenë se secili prej jush është i veçantë, por i barabartë, edhe fëmijët me aftësi të kufizuara njësoj si të gjithë të tjerët kanë të drejtë të shkollimit, të mësojnë të shkruajnë, të lexojnë dhe të jenë pjesë e shoqërisë. Po ashtu, shokët e shoqet tuaja duhet të ndihmohen për të qenë të pavarur dhe të jenë pjesë në aktivitetet e komunitetit të tyre.
5. Çdo fëmijë që i përket një pakice ka të drejtën të mësojë për përkatësinë e tij etnike, kulturën, fenë dhe t’i ushtrojë ato.
6. Të gjithë ju keni të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, në të cilën mund të luani ose të merreni me aktivitetet që pëlqeni.
Edhe
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
7. Shëndeti është shumë i rëndësishëm, prandaj çdo fëmijë ka të drejtë për një kujdes sa më të mirë shëndetësor.
8. Një tjetër e drejtë e fëmijëve është edhe të ushqyerit. Për këtë duhet të kujdesen prindërit ose kujdestarët, por nëse ata s’kanë mundësi është përgjegjësia e shtetit që të sigurojë ushqim për juve.