Politik, të padrejtë e absurd e kanë quajtur vendimin dënues për ta, deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Nga selia e partisë së tyre kanë folur për vendimin, meqenëse nuk shkuan në Gjykatë për ta kuptuar atë, raporton KTV.
Dy deputetet e kësaj partie, kanë thënë se nuk janë pishman për veprimet e tyre dhe e rëndësishme është se marrëveshjet, të cilat i kundërshtuan edhe me gaz lotsjellës, janë ndalur.
Ndaj vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, deputetët kanë paralajmëruar se do të ushtrojnë ankesë në Gjykatë të Apelit.
Deputetet e “Vetëvendosjes” kanë thënë se nuk frikësohen as nëse do të humbasin mandatin e tyre, në rast se aktgjykimi merr formën e prerë nga Gjykata Supreme.
Edhe Janë këta që janëSipas nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës, deputeti i Kuvendit humb mandatin nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.
Dënimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për deputetët, është kritikuar edhe nga ish-kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri dhe të tjerë aktivistë e deputetë të kësaj partie.
-
Të akuzuarit për gazin lotsjellës në Kuvend me kritika për prokurorinë: “Ishte e kapur në atë kohë”
-
Haradinaj thirrje deputetëve të VV-së: Mos u bëni pjesë e turpit, pasojat do të jenë të përjetshme
-
Deputetët e VV-së distancohen nga deklarata e Gecit
-
Zëdhënësi i Qeverisë dhe deputeti i VV-së dënohen me nga 18 muaj burgim