Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të bërit biznes, mes lehtësive ligjore dhe burokracisë institucionale

Ambienti afarist i të bërit biznes në Kosovë ende ballafaqohet me sfida dhe probleme të ndryshme, me gjithë përmirësimet e vogla që janë bërë, thonë pronarë të bizneseve dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Burim Pirraj, pronar i industrisë së mishit “Meka”, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se vetëm regjistrimi i një biznesi të ri, është një proces i lehtë për t’u realizuar, kurse mbijetesa e biznesit në fazat e zhvillimit, sipas tij, kalon nëpër sfida të shumta.

Si problem kryesor në të bërit biznes, Pirraj e konsideron burokracinë në institucionet kompetente.

“Burokracia është shumë e theksuar, ka probleme burokratike, nëpër institucione ka njerëz të punësuar pa kualifikim adekuat, të cilët shkaktojnë probleme”, thotë ai.

Sipas tij, këto probleme nuk i shohin institucionet, por për afaristët paraqesin sfida në punën e tyre.

“Megjithatë, ka pak përmirësim, por ende nuk ka politika fiskale të favorshme për biznesin vendor”,thekson Pirraj.

Edhe Tregtia, biznesi më fitimprurës në Kosovë Arbëri Tregtia, biznesi më fitimprurës në Kosovë

Edhe përfaqësues të biznesit theksojnë se burokracia, korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit, po e dëmtojnë mjedisin biznesor dhe njëherësh po pengojnë ardhjen e investitorëve të huaj.

Të plotë mund ta lexoni në REL