Klinë, 16 gusht – Qytetarët e Klinës vite me radhë i zvarrisin obligimet që i kanë ndaj arkës komunale, qoftë për tatimin në pronë apo për taksa të tjera. Nga mospagesa e rregullt e këtyre obligimeve janë grumbulluar borxhe ndaj Komunës rreth 2 milionë euro.
“Kjo shumë e obligimeve ndaj Komunës të tatimpaguesve dhe taksapaguesve është grumbulluar ndër vite dhe kemi ardhur në situatë të keqe”, thotë Aziz Desku, drejtor i Financave i Klinës, shkruan sot Koha Ditore.
Për t’i shlyer obligimet që i kanë ndaj Komunës, Desku tregon se gjatë këtij viti disa herë ka kërkuar nga qytetarët. “Fillimisht në muajin janar, me marrjen e mandatit tim në këtë post, e kam bërë një njoftim për pagesën e këtyre obligimeve dhe u kam dhënë afat deri në fund të muajit mars”, tregon ai për afatin e parë që ua ka dhënë borxhlinjve të arkës komunale për të shlyer borxhet.
Mirëpo, kjo nuk ka bërë aq shumë punë sa është menduar e pritur, dhe pastaj këtë afat Drejtoria e Financave e ka shtyrë deri në fund të muajit qershor (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Komuna e Klinës synon që me përmbarues t’i kërkojë borxhet për tatim në pronë
-
Procedohen te përmbaruesi 40 biznese borxhli për taksa në Klinë
-
Komuna e Klinës vazhdon të lidhë kontrata në vlera më të mëdha se mjetet e zotuara
-
Procedohen në gjykatë 10 borxhlinj të Komunës së Gjilanit
-
Pejanët i kanë borxh arkës komunale mbi 17 milionë euro