Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ferizajt me shumicë votash kanë miratuar propozimvendimin e Rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme për 2019, e cila parasheh zbritje 10 për qind.
Rreth këtij propozimvendimi subjektet opozitare, LDK-ja dhe VV-ja, vlerësuan se po zbritet vlera e patundshmërisë, por jo tatimi në pronë, ndaj në këtë mënyrë po i humb vlera tokës në Ferizaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas opozitës ky propozimvendim është proceduar, duke e kamufluar premtimin elektoral të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për ulje të tatimit në pronë prej 10 për qind... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Fushatë sensibilizuese për shlyerjen e tatimit në pronë në Ferizaj
-
Paralajmërohet ulja e tatimit në pronë për 10 për qind
-
Prishtina miraton faljen e tatimit në pronë, por jo më shumë se 75 euro
-
Podujeva ul shkallën dhe normat e tatimit në pronë
-
Obiliqi ua falë qytetarëve 100 euro të tatimit në pronë