Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Jashtme, takim i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura për gazetarë.
Pas takimit, Tanin tha se UNMIK-u do të jetë në Kosovë për aq kohë sa do KS i OKB-së.
“Puna dhe misioni i UNMIK-ut është vendim i Këshillit të Sigurimit dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Ne jemi këtu të ju ndihmojmë juve për aq kohë sa Këshilli i Sigurimit do që ne të jemi këtu”, ka thënë Zahir Tanin, raporton KTV.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se roli i UNMIK-ut është i bazuar në Rezolutën 1244 dhe e ka për detyrë t’i raportojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
“UNMIK-u e ka atë rol çfarë e ka dhe në bazë të Rezolutës 1244 i përgjigjet drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së”, ka thënë Reçica.
-
Shefi i UNMIK-ut thotë se për sigurinë në Kosovë kujdeset vetëm KFOR-i
-
Pajtohen Vuçiq e Tanin, “UNMIK shumë i rëndësishëm për stabilitetin në Kosovë”
-
Mbyllja e UNMIK-ut, vështirë e arritshme
-
Tanin: Misioni i UNMIK-u në Kosovë mund të mbyllet vetëm nga OKB-ja
-
Vuçiqi e lut UNMIK-un “t’ia tërheqë vërejtjen Prishtinës”