Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Taktizimi me Luginën

Foto: Koha

Udhëheqësit kosovarë do ta mbajnë në lojë aspiratën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkim me Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por në finalen e dialogut me Serbinë, kërkesa e tyre do të shtrohet në tryezën e diskutimit vetëm për arsye taktike, në funksion të ruajtjes së kufijve aktualë të Kosovës. Nëse Serbia shfaq synimin ta ndajë veriun, atëherë Kosova do ta kërkojë Luginën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë taktikë e ka shpalosur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe Ekipin shtetëror për dialog me Serbinë. Në takim nuk kanë marrë pjesë dy subjektet kryesore opozitare - Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)