Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Taksisti kosovar shpallet fajtor për sulm seksual në Kanada

Një taksist kosovar është shpallur fajtor në Kanada për sulm seksual ndaj dy pasagjereve të tij.

Gjykatësja e Gjykatës Supreme, Rosalie McGrath, ka shpallur fajtor Lulzim Jakupajn për dy akuza.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jakupaj, që me origjinë është nga Kosova, u arrestua dhe ndaj tij u ngrit akuza në pranverën e vitit 2016.

Një nga dy viktimat dëshmoi se Jakupaj i kishte prekur gjoksin dhe të pasmet, dhe me dhunë e kishte puthur dhe kafshuar, shkruan "vocm", transmeton Koha.net.

Viktima 24-vjeçare kishte arritur të largohej nga ai, ndërsa një video kishte treguar Jakupajn teksa përdorte kartelën e bankës së viktimës për të tërhequr para për të paguar taksinë.

Vendimi përfundimtar do të publikohet më 28 shkurt.