ërveç vendosjes kohë më parë të taksave në miellin që importohet nga Serbia, Kosova qysh në gjysmën e vitit të kaluar ka vendosur taksa edhe ndaj importit të materialit ndërtimor nga ky vend fqinj. Radio Televizioni i Serbisë në një raportim të saj sot thekson se për këtë shkak fabrikat e tullave nga jugu i Serbisë, që eksportojnë në Kosovë, po pësojnë humbje të theksuara, transmeton Koha.net.
Sipas RTS Kosova po shkel kështu Marrëveshjen e CEFT-ës dhe paralajmëron se Serbia do ta shtrojë problemin në mbledhjen e CEFT-ës në Beograd javën e ardhshme, kur Kosova merr kryesimin e kësaj organizate nga Serbia.
Eksporti i përgjithshëm i Serbisë në Kosovë kap vlerën rreth 450 milionë euro, ndërsa ai i Kosovës në Serbi rreth 20 milionë euro.
-
Kosova s’e tërheq vendimin e taksës doganore për miellin nga Serbia, mund të tërhiqet nga CEFTA
-
Thellohet deficiti tregtar, rritet importi i mallrave nga Serbia
-
Importet nga Serbia bien në sasi e rriten në vlerë
-
Mallrat serbe vërshojnë Kosovën
-
Për më pak se një muaj, nga Serbia u importuan mallra në vlerë 12.4 milionë euro