Pavarësisht kërcënimeve nga Serbia, pala kosovare nuk pranon të tërhiqet nga vendimi për miellin që vjen nga Serbia, të cilit i është vendosur taksë doganore.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga CEFTA për shkak të mos qenit të barabartë me vendet tjera anëtare, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa ka shtuar se do të marrë pjesë në takimin e sekretariatit të CEFTA-s që do të mbahet në Beograd, ku nga Serbia, Kosova do ta marrë kryesimin e CEFTA-s.
Hasani ka paralajmëruar se së shpejti do të dalin edhe me vendime të tjera për çmimet anti-dumping, të cilat janë në fazën e fundit të hetimeve.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar më shumë kontroll dhe rritje të numrit të të punësuarve në departamentin që ka përgjegjësi të masave anti-dumping.
Kosova është importuese e madhe e miellit nga Serbia. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga janari e deri në fund të tetorit, janë importuar mbi 23 milionë kilogramë në vlerë prej rreth 5 milionë eurosh.