Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Takohen Thaçi dhe Haradinaj, koordinohen për situatën e sigurisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë takuar sonte.

Takimi kishte për qëllim koordinimin e punëve të përbashkëta shtetërore për menaxhimin e situatës së sigurisë.

Po ashtu në këtë takim janë diskutuar edhe tema tjera të interesit shtetëror.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme kanë mbrojtur intervenimin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, për arrestimin e Marko Gjuriqit, transmeton kp.

Takimi i dy zyrtarëve shtetërorë vjen pas zhvillimit të aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku është arrestuar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.