Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi te Haradinaj, “biseda për përmbushjen e agjendës shtetërore”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin bisedoi rreth bashkërendimit në përmbushjen e agjendës shtetërore që ndërlidhet me integrimet euro-atlantike, sundimit e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Të dy liderët institucionalë u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova, në konsolidimin shtetëror dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.