Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Takim lamtumirës për ambasadorin e Kosovës në Australi

Shefat e misioneve diplomatike në Australi kanë mbajtur një takim lamtumirës në Kanbera për nder të Ambasadorit të Republikës së Kosovës Sabri Kiçmari, njofton ambasada e Kosovës në Australi, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, dekani i Korit Diplomatik Abel Guterres e ka folur për rolin e ambasadorit të Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Australinë dhe vendet e Paqësorit.

Ambasadori Kiçmari e ka falënderuar Qeverinë e Australisë për mbështetjen permanente të Kosovës.

Në fund dekani i Korit Diplomatik i ka dorëzuar Ambasadorit Kiçmari Mirënjohjen e Korit Diplomatik në Australi.