Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendimi për barnatoret duhet të revokohet sepse, sipas tij, më së shumti i atakon pensionistët dhe të moshuarit.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se barnatoret e vogla nuk janë të furnizuara mjaftueshëm dhe po krijohen radhë të gjata për t’u furnizuar me medikamente.
“Çfarë logjike ka një vendim i tillë, i cili detyron një të moshuar të lëviz prej Dardanisë deri te rruga B, për t'u pajisur me medikamente. Shtoja këtu edhe faktin se shumica e barnatoreve të vogla nuk janë të furnizuara sa duhet dhe radhët e gjata të cilat duhet të pritet”, ka thënë Tahiri. “Ky vendim është skandaloz dhe duhet të revokohet”.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferizaj pa barnatore të hapura pas mesnatës
-
Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së
-
Abelard Tahiri nuk do të kandidojë për deputet
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme
-
Berisha: Po të bëhet opozita bashkë, atëherë do të zgjidheshin krejt problemet