Ministri i Drejtësisë në detyrë Abelard Tahiri, përmes kësaj komunikate për media, njofton se është realizuar me sukses ekstradimi i Mario Millosheviqit, i kërkuar nga autoritetet malazeze si i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të materialeve plasëse.
“Falë punës që kemi bërë si Ministri e Drejtësisë në rrafshin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sot më datë 5 nëntor 2019, është realizuar me sukses ekstradimi i njërit nga personat më të kërkuar nga Mali i Zi, i dyshuari Mario Millosheviq, shtetas i Republikës së Malit të Zi. I dyshuari Millosheviq ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze për shkak të veprave penale 'Vrasje e rëndë' dhe 'Mbajtje e paautorizuar të materieve plasëse', të Kodit Penal të Malit të Zi”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE: Medie të Podgoricës: Dy shtetas të Malit të Zi të arrestuar në Kosovë
Tutje, në njoftim thuhet se bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe organeve të pavarura të sundimit të ligjit si dhe përkushtimi për të vendosur para përgjegjësisë secilin person të dyshuar, e ka bërë Kosovën një vend primar në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe një vend të pasigurt për kriminelët.
“Në saje të përkushtimit në luftën ndaj krimit trans-nacional, që nga shtatori i vitit 2017 deri më nëntor 2019, janë përmbyllur 165 ekstradime, më shumë se sa kanë ndodhur për vite të tëra marrë së bashku”, përfundon njoftimi.
-
Kosova në pritje të ekstradimit nga Mali i Zi të serbit të dyshuar për krime lufte
-
Arrestohet drejtori i Doganës i Malit të Zi, dyshohet për kontrabandë me cigare
-
Ekstradohet nga Kosova i dyshuari për vrasje në Bosnje
-
Tahiri për Flet Rreshtimin ndaj Radojçiqit, “s’ndalemi për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit”
-
Kosova ekstradon një person të dyshuar për vrasje të rëndë në Gjermani