Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar për vrasjen e 14 vjeçarit nga babai i tij në fshatin karaqevë të Kamenicës.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se ka gjera për të cilat edhe nëse nuk flet përgjegjësia që bartë, flet ana shpirtërore që ndajmë si njerëz.
“Rasti tragjik i humbjes së jetës së të riut nga Karaqeva e Kamenicës, është rast që duhet të na nxisë më shumë se kurrë për të fuqizuar komunikimin komunitar dhe institucional, që dhuna në familje dhe në çfarëdo rrethane të marrë fund. Çdo gjë është e kompenzueshme përveç jetës së njeriut. Vetëdija jonë shoqërore kundër dhunës duhet të kalojë në nivel kuptimplotë dhe të arrijë efekte edukuese e parandaluese. Ky është obligim i të gjithë ne”, ka shkruar Tahiri.
-
Thaçi reagon ndaj vrasjes së 14-vjeçarit në Kamenicë, kërkon parandalimin e dhunës familjare
-
Tahiri thotë se Ministria e Drejtësisë ka arritur progres në parandalimin e dhunës në familje
-
Ministri Tahiri kërkon të sqarohen deri në fund rrethanat e vdekjes së të miturit në Fushë Kosovë
-
Tahiri: Vrasja e Ilir Zeqirit, goditje e rëndë për shtetin e së drejtës që po përpiqemi ta fuqizojmë
-
Tahiri: Ndërgjegjësimi për dhunën në familje solli dënimin e parë kapital për këtë krim