Arbëri

Tahiri: Qeveritë janë për të zgjidhur probleme, jo për t'i fajësuar qeveritë e kaluara

Ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se qeverita janë për të zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara.

Tahiri e ka bërë këtë deklaratë në Facebook, si reagim ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, sot në mbledhjen e 45-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka kritikuar ish-qeveritë për gjendjen në të cilën gjendet shteti.

“Qeveritë janë për te zgjidhur problemet sepse për këtë pune kane marre votat, dhe jo për të fajësuar qeveritë e kaluara”, ka shkruar Tahiri.