Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Qeveria theu rregullat duke mos proceduar raportin e 100 ditëshit

Pas mbledhjes së Kryesisë shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, ka kritikuar mos procedimin e raportit të 100 ditëshit të qeverisë në Kuvend.

“Është hera e parë që kryeministri e publikon raportin por nuk e procedon për debat në Kuvendin e Kosovës. Është thyerje e rregullave dhe praktikave parlamentare. Ne kemi pritur një muaj prej kur ka kaluar 100 ditëshi dhe kemi besuar që do të procedojë në Kuvend këtë raport” ka thënë ai pas mbledhjes së kryesisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tahiri ka paralajmëruar se ata si opozitë nuk do të rrinë duarkryq. “Meqenëse kjo ka munguar atëherë ne si deputetë nuk do rrimë duarkryq do të përdorim të gjithë mekanizmat që ta vëmë në lëvizje këtë qeveri”.

Abelard Tahiri nuk ka treguar nëse do ta votojnë këtë të mërkurë rishikimin e buxhetit. Ai ka thënë se për të marrë këtë vendim do të diskutojnë me grupin parlamentar.

Kuvendi i Kosovës do të diskutojë të hënën për 100 ditëshin e Qeverisë.