Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Qeveria e re e Maqedonisë në krye me Zaevin

Së shpejti Maqedonia do ta ketë qeverinë e re. Kryeparlamentarin tashmë e ka.

Ndonëse sot ishte dita e parë e punës, Talat Xhaferi e kishte të pamundur që ta ushtronte si të tillë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Opinionisti Sefer Tahiri në Rubikon të KTV-së tha se kjo ndodhi për shkak të përplasjeve brenda Kuvendit dhe jo pajtueshmërinë karshi zgjedhjes.

“Nesër pritet që kryetari i Kuvendit t’i drejtohet në mënyrë zyrtare presidentit, ndonëse sot kishte përplasje dhe situata të palakmueshme brenda Kuvendit”, ka thënë Tahiri.

Tahiri thotë se qeveria e Maqedonisë do të udhëhiqet nga Zoran Zaev.

“Në gjithë këtë situatë pritet si do të reagojë presidenti. Personalisht nuk pres që t’i japë mandatin”, ka thënë ai.

“Sipas të gjitha gjasave Maqedonia do të ketë qeveri të re e cila do të udhëhiqet nga Zoran Zaev”, shtoi tutje Tahiri.