Mandatari Zoran Zaev mbrëmë i parashtroi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Propozim-programin dhe Propozim-përbërjen e qeverisë së re.
Mbledhjen për zgjedhje të qeverisë së re, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e caktoi për nesër në orën 11:00, ndërsa programi dhe përbërja gjithashtu u janë parashtruar deputetëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë qeverinë e re do të marrin përfaqësues të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës së shqiptarëve, pasi që dje pasdite dështuan negociatat e mandatarit Zaev me lëvizjen Besa.
Për zgjedhjen e qeverisë së re duhet të votohet më së voni deri të mërkurën në mesnatë, ndërsa për të duhet të votojnë 61 deputetë.
Koalicioni qeverisës ka 62 deputetë, nga 120 sa ka Kuvendi i Maqedonisë.