Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri për nisjen e votimit për presidentin: Cenim i rendit kushtetues dhe tentim grushtshtetit

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se fillimi i seancës për zgjedhjen e presidentit pa pjesëmarrjen e 2/3 të deputetëve, është cenim i rendit kushtetues dhe tentim grushtshteti. 

Tahiri ka folur pas seancës, ku u zhvillua raundi i parë për zgjedhjen e presidentit. Në raundin e parë Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Hatixhe Hoxha nuk mori vota. Seanca u shty për të martën në ora 10:00. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ajo që sot kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentjes ndërmori është pa asnjë dyshim goditje e rëndë që i është bërë rendit kushtetues, Kushtetutës së Kosovës, duke e nisur një seancë plotësisht në kundërshtim me rregullat, që janë të mirëpërcaktuara, ku në seancë për zgjedhjen e presidentit duhet të kishte prezencën e 2/3 të deputetëve. Kjo situatë kaq serioze dhe kaq e rrezikshme për demokracinë e vendit, pa asnjë dyshim është cenim i rendit kushtetues dhe tentim grushteti”, ka thënë Tahiri. 

Derisa Tahiri po fliste, kryeparlamentarja Haxhiu i tha atij “në seancë deputet, seancë në ora 10:00”. 

Tahiri iu përgjigj “ke bërë një shkelje të madhe kushtetuese”. 

Tahiri ka thënë se është sulmi më i madh që i është bërë Kushtetutës së Kosovës dhe se AAK-ja do të ndërmarrë gjitha veprimet e mundshme për të parandaluar një gjë të tillë. 

Ai ka thënë se “me veprime të tilla antikushtetuese s’marrin pjesë në seancë”. 
 

Lexo përditësimet tjera
Seanca

64 deputetë votuan në raundin e parë, shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit

Seanca për zgjedhjen e presidentit/es së Kosovës është shtyrë për nesër 28 prill, në orën 10:00. ...