Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri për masat anti-Covid: Mbyllja e tërësishme s’është e nevojshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka shpalosur detaje pas takimit virtual me kryetarët e komunave dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, lidhur me masat anti-COVID.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë arritur në përfundim se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, duke shtuar se duhet të analizohet zoonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes.

“Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara”, ka thënë ai.