Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri kundër mbylljes totale: Mos e bankrotoni shtetin

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndaj mbylljes totale për shkak të situatës me Covid-19.

Tahiri tha se Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit.

Ai tha se çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, odat ekonomike dhe akterët e tjerë e kthen Kosovën një hap mbrapa.

“Shëndeti i qytetarëve ruhet duke respektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!”, ka shkruar Tahiri.