Arbëri

Tahiri: Parashikimet e partive për fitore tregojnë për mungesë maturie politike

Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka komentuar deklaratat e partive politike se do të jenë të parat në zgjedhjet të cilat pritet të mbahen në fillim të vitit 2021.

Ai ka thënë se këto parashikime janë pjesë e fushatës dhe asgjë më shumë.

Ai ka thënë se parashikimet euforike tregojnë mungesë vetëdijesimi dhe maturie politike, e ndoshta sipas tij edhe ngarkesë.

Tahiri thotë se edhe në fushatë duhet të tregohen realistë.

“Një gjë po ua them të gjithë kolegëve nga të gjitha partitë: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është këtu si kur është vështirë ashtu edhe kur është më lehtë. Në secilën temë qëndrojmë të palëkundur. Në këto zgjedhje hyjmë më të fortë si kurrë më parë”, ka shkruar ai.