Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për procedurën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara, duke shtuar se ky hap shënon një tjetër në luftën kundër korrupsionit.
“Sot, nënshkrova Udhëzimin Administrativ për mënyrën dhe procedurën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara. Jam i vendosur për zbatimin Ligjit në fuqi për Administrimin e pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Nënshkrimi i këtij Udhëzimi është një hap konkret në përcaktimin e procedurave të qarta, për mënyrën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara, si dhe në ofrimin e mundësisë për blerjen e tyre nga ana e subjekteve të interesuara, në pajtim me kushtet dhe kriteret ligjore.”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri tutje ka shtuar se, ngritja e efektivitetit në administrimin profesional të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, është e domosdoshme për të avancuar sundimin e ligjit si dhe përbën element të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
-
Tahiri: Do të konfiskohet çfarëdo pasurie e fituar me vepër penale
-
Tahiri thotë se propozimet e shoqërisë civile do të përfshihen në ligjin e ri për konfiskim të pasurisë
-
Tahiri ka filluar plotësim-ndryshimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme
-
Veseli paralajmëron të korruptuarit se do t’u konfiskohet pasuria e paligjshme
-
Ministri Tahiri: Jemi të vendosur të konfiskojmë secilën pasuri të fituar me krim e korrupsion