Gjatë raportimit para komisionit për Integrime Evropiane, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka theksuar masat që ka ndërmarrë ministria të cilën ai e drejton sa i përket procesit të politikbërjes dhe ndryshimit të ligjeve, që kanë qenë si kritere për fuqizim të sundimit të ligjit.
Ndër to ka përmendur Kodin Penal, Kodin e procedurës penale e Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, raporton KTV.
“Ju e thatë, në bazë të asaj që dëgjova jeni duke folur për ndryshim të ligjeve që sipas jush kanë ndikuar në mungesë të luftës kundër korrupsionit, por ne ligje kemi pasur, në vitin 2013 Kodi Penal i Kosovës është vlerësuar si një ndër më të mirët. Refuzimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve për të marrë raste të korrupsionit të lartë, a keni informata nëse janë kërcënuar. Ky 39-shi është duke u përmendur qe sa vite. Nuk janë ndryshimet legjislative pengesë në luftimin e krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Armend Zemaj, anëtarë i komisionit dhe deputeti i LDK-së.
“Është interesant që ministrja Dhurata Hoxha na tha që kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përmbushur, ndërsa ju na thatë që po punohet në përmbushje. A është përmbushur apo jo ky kriter? A janë të mjaftueshme 39 raste të shënjuara dhe 7 me vendime të prera”, ka thënë Fitore Pacolli.
-
Tahiri: Themelimi i byrosë kundër korrupsionit, prioritet i PDK-së për drejtësinë
-
Tahiri: Kosova me infrastrukturë dhe bazë të fuqishme ligjore në luftimin e korrupsionit
-
Tahiri: Sundimi i Ligjit po merr qasjen dhe drejtimin e duhur
-
Tahiri: Raporti i Progresit vlerëson arritjet në politikat e drejtësisë
-
Tahiri thotë se aksioni policor dëshmon përkushtimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit