Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të përgjigjet në pyetjen se pse krimineli serb, Milan Radoiçiq është lënë të largohet nga Kosova pas ngjarjes së 24 shtatorit.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri gjithashtu akuzoi kreun e Qeverisë për rrënim të pozitës së Kosovës në dialog, pasi sipas tij draft-statuti i Asociacionit përmban kompetenca ekzekutive.
“Kurti duhet t’i përgjigjet qytetarëve se pse është lejuar largimi i Radoiçiqit nga Kosova, kur në kohë reale është parë prezenca e tij në sulmin e 24 shtatorit në veri. Pse është lejuar largimi i tij? Ai është i dyshuar për vepra penale dhe është e turpshme që ai u la të ikte. Kjo është një përgjigje që Kurti duhet ta japë”, tha ai. “Në tavolinë e kemi një draft të dëmshëm. Ky angazhim i Kurtit në dialog ka sjellë një pushtet paralel sepse për herë të parë po flasim për kompetenca ekzekutive. Po zbatohet neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit. Në përmbajtje kjo një vetëqeverisje për serbët”.
Ai gjithashtu foli edhe për dërgimin në Kushtetuese të presidentes Vjosa Osmani nga partitë opozitare për mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit.
Tahiri theksoi se LDK-ja nuk ka qenë e gatshme që Osmanin ta dërgojnë në Kushtetuese, dhe se sipas tij ajo po shpëton nga shkelja që ka bërë.
“Për rastin Osmani, kemi pas dakordim të punojmë së bashku. Kemi dështuar ta dërgojmë atë në Kushtetuese. PDK-ja dhe AAK-ja kanë qenë të gatshme, por jo edhe LDK-ja. Ajo po shpëton nga shkelja që ka bërë”, përfundoi Tahiri./KSP
-
Tahiri: Kurti i lejoi korridor tërheqjeje Radoiçiqit, pasi u koordinua me të përmes Kusari-Lilës
-
Kurti: Pjesëtarëve serbë kemi pasur të drejtë t’u themi mos shkoni, s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Kurti thotë se për të vazhduar dialogu, Serbia së pari duhet ta dorëzojë Radoiçiqin
-
Kurti: Serbia ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit