Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke shfaqur arrogancë me numrat që i ka në Kuvend.
Tahiri megjithatë shtoi se ishte moment i mirë që deputetë nuk lejuan që Ligji për Zgjedhje nuk kaloi në procedurë të përshpejtuar.
“Ishte një moment i mirë që ky ligj, i cili fatkeqësisht u tentua të kontrabandohet dhe shpërfaqi një kulturë dhe një qasje të paparë ndonjëherë në historinë e Kosovës. AAK-ja kërkon që për tema që lidhen drejtpërdrejtë me tema zgjedhore, me tema që i prekin qytetarët, të ketë një konsultim dhe si të tillë e kundërshtojmë. Sa i përket zgjedhjes së presidentes, ne vazhdojmë t’i kemi qëndrime të njëjta. Kurti po shfaq arrogancë me numra. Le të jemi të qartë për diasporën, AAK-ja mirëpret lehtësirat për çdo vendim të mirë për ta, por jo në këtë mënyrë”, u shpreh Tahiri.
-
Tahiri: Deklaratat e Qeverisë kundër sistemit të drejtësisë, kalkulime të liga
-
Tahiri: Kurti nuk heq dorë nga xhipat e zi që dikur i “urrente”
-
Tahiri: Kurti e ka mundësinë ta “shkrijë” konfliktin me Serbinë
-
AAK-ja kërkon tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje
-
Tahiri-Kurtit: Do t’i ofrojmë votat për president me kusht të miratimit të gjashtë pikave