Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri po qëndron në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht në takimin e parë të Grupit të veçantë për normalizim në kuadër të Stabilizim Asocimit në mes të BE-së dhe vendit tonë.
Ky takim është obligim i dalë nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së, e cila në nenet 5 dhe 13-të, parasheh zotimin e shtetit të Kosovës që të vazhdojë në angazhimin për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimin efektiv me Misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa janë në fuqi. Këto angazhime përbëjnë parimet thelbësore të MSA-së në mes të Kosovës dhe BE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDelegacioni i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri është i përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve relevante të shtetit të Kosovës, bazuar në Rregulloren QRK nr.13/2016 për Funksionimin dhe Përfaqësimin e Institucioneve të Qeverisë së Republikës të Kosovës në Strukturat e Stabilizim-Asociimit.