Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrugëtimi i Kosovës nuk kryhet pa u bashkuar në familjen evropiane, thotë ministrja Hoxha

Në Bruksel ka filluar mbledhja e Komitetit për Stabilizim Asociim, Bashkim Evropian - Kosovë, të cilën e kryeson znj. Genoveva Ruiz Calavera, drejtore për Ballkanin Perëndimor, DP NEAR, KE, transmeton Koha.net.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, në fjalën e hapjes së mbledhjes së Komitetit, ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha ka theksuar se ky është takimi i parë i Komitetit Stabilizim Asociimi, i cili mbahet pas përfundimit të të gjitha takimeve të nënkomiteteve të Stabilizim Asociimit, si dhe në prag të mbajtjes së Këshillit, në muajin nëntor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Qëllimi i shoqërisë sonë, dhe rrjedhimisht detyra jonë si përfaqësues politikë mbetet vazhdimi i konsolidimit demokratik, ngritja e nivelit të sundimit të ligjit dhe e respektimit të të drejtave si dhe ndërtimi i një ekonomie funksionale të tregut, respektivisht adresimi i kritereve bazë të anëtarësimit në BE. Ne i konsiderojmë vlerat evropiane si tonat, dhe rrugëtimi ynë nuk është i plotë pa u bashkuar në familjen evropiane”, ka theksuar ministrja Hoxha, thuhet në njoftim.

Ministrja Hoxha ka vënë në pah përkushtimin për të gjitha proceset e ndërlidhura me agjendën evropiane, përfshirë këtu dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe mundësimin e udhëtimit të lirë për qytetarët e Kosovës në Bashkim Evropian.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të Programit të saj njeh rëndësinë e zbatimit të ERA-s si një nga prioritetet kyçe të Qeverisë”, theksoi ministrja.

“Qeveria me fillimin e mandatit të saj, në javët e para të saj, ka arritur të përmbushë disa nga prioritete të ERA-s. Kjo dinamikë e punës do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018. Kemi humbur mjaft kohë dhe mendoj se kjo është një kohë e mirë të reflektojmë mbi të arriturat, por edhe për të rifokusuar agjendën për vitin e ardhshëm”, theksoi ministrja Hoxha.

Mbledhja e Komitetit ka vijuar me diskutime të fushave të tjera duke prezantuar të arriturat dhe sfidat sipas agjendës së parashikuar.

Image