Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri kërkon që të rritet koeficienti i pagave në sektorin publik

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla që të mos eksperimentohet me koeficientet e Ligjit të Pagave.

Ai ka kërkuar që të votohet rezoluta e propozuar nga ta.

Sipas tij, nëse koeficienti ka për qëllim të zvogëlohet dhe nuk vjen në mars në Kuvend, atëherë rritje të pagave në sektorin publik nuk do të ketë.

Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Ligji i Pagave do të vie në mars.

Ajo ka thënë se do të bëjnë të pamundurën që të kalohet ky ligj.