Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve dhe të kolegjeve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për nevojën e modernizimit të kurrikulave në përgatitjen e juristëve për nevojat e tregut të punës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Edukimi ligjor dhe arsimi juridik, sipas Tahirit, është jetik në konsolidimin e sundimit të Ligjit në Kosovë, meqë kuadrot për këtë sistem përgatiten nga institucionet arsimore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTahiri ka kërkuar përmirësimin e cilësisë së mësimit praktik dhe mësimdhënies e mësim-nxënies aplikative në fushën juridike përmes qasjes teorike dhe praktike të mësimit, si dhe vlerësimin e nevojave të tregut të punës, në rishikimin e programeve studimore, me theks në shkathtësi dhe kompetenca, me qëllim të modernizimit të kurrikulave për përgatitje të juristëve.
“Siç vërehet, adresimi i këtyre sfidave, tejkalon përgjegjësitë e një institucioni të vetëm prandaj, është e rëndësishme që të vazhdohet dhe zgjerohet puna dhe bashkëpunimi ndër-institucional për promovimin e politikave që orientojnë dhe stimulojnë studentët e fushës së drejtësisë të përvetësojnë shkathtësitë e nevojshme të tregut të punës” ka thënë Tahiri, transmeton Koha.net.
Ai gjithashtu ka kërkuar që propozimet e programeve të reja mësimore, para se të dërgohen në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, të përfshijnë edhe konsultimin me institucionet e sektorit të sundimit të ligjit dhe punëdhënës tjerë potencial në mënyrë që të merret harmonizimi me nevojat e tregut të punës.
Në këtë kontekst, Tahiri ka theksuar rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit për ofrimin e praktikës profesionale për studentë në të gjitha institucionet dhe punëdhënësit tjerë potencial, por ka kërkuar edhe ndërtimin e Qendrave apo Klinikave Juridike, që do të mundësojnë dije praktike edhe brenda vetë institucioneve arsimore.