Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se një hetim i plotë duhet të bëhet nëse mësohet se arsyet e dorëheqjes së prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, janë përtej atyre personale.
Koha Ditore sot ka raportuar se Blakaj ka dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve, që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror.
Për shkak të kërcënimeve jep dorëheqje prokurori special, Elez Blakaj
“Një prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka dhënë dorëheqje nga detyra zyrtare, për aq sa thuhet në lajme, me pretekstin se është kërcënuar si pasojë e punës së tij hetuese. Në kohën kur të gjitha përpjekjet tona si institucione janë duke u orientuar në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, një mesazh i tillë është tërësisht i pa pranueshëm dhe meriton trajtim emergjent deri në fund”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ai më tutje ka shtuar se, “republika jonë është e ndërtuar mbi parime ku sundimi i ligjit është mbi të gjithë, i barabartë për të gjithë dhe se askush nuk mund të ngritet mbi të e aq më pak të cenojë funksionimin e organeve të rendit për shkak të detyrës zyrtare në vendosjen e drejtësisë”.
Ministri i Drejtësisë ka kërkuar hetim të plotë me këtë rast.
“Pa dashur të aludoj në rrethanat e ngjarjes, në rast se zyrtarisht konstatohet se arsyet e dorëheqjes së Prokurorit janë të natyrës përtej personale, konsideroj se një hetim i plotë rreth këtij rasti duhet të zë vend, për të parë se kush ka kërcënuar prokurorin dhe në rast se organet e pavarura të zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të adresuar dhe rrënuar deri në fund çdo kërcënim të mundshëm ndaj tij, kurdo qoftë dhe nga kushdo qoftë”, ka shkruar Tahiri.
Edhe
Shoqata e Prokurorëve: Deklaratat e Blakajt për kërcënime vetëm për të mbuluar interesat personale
Ai ka shtuar se është e pa pranueshme që një prokuror i shtetit, për punën që bën, të bie nën presionin e kërcënimit dhe të zgjedhë dorëheqjen si alternativë.
“Krimi, korrupsioni, shmangia nga përgjegjësia dhe abuzimi në këtë vend, duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë. Republika e Kosovës ka nevojë për prokurorë të zotë që për punën e tyre i japin llogari vetëm ligjit dhe askujt tjetër dhe të gjitha organet tjera kanë për obligim që t’i sigurojnë pacenueshmërinë e punës së tyre nga kushdo”, ka shkruar Tahiri.
Ai thotë se, “nuk do të lejojmë për asnjë çast që shteti ynë të duket shtet i brishtë dhe nuk do të tolerojmë askënd dhe asgjë që të jetë mbi ligjin. Ky rast, është po ashtu një ftesë për krerët e institucioneve të sistemit të drejtësisë për të pasur një koordinim më të ngushtë që adreson çdo defekt të sistemit, në mënyrë të përgjegjshme, të pa kompromis dhe të paalternativë. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë pritje të arsyeshme, i besojnë dhe duhet t’i besojnë sistemit të drejtësisë dhe ne si institucione nuk do të tolerojmë asnjëherë devijimin e kësaj perspektive”.
-
Këshillit Prokurorial të Kosovës s’po i pëlqen diskutimi publik për punën e organeve të tij
-
Prokurori Blakaj thotë të ketë qenë i kërcënuar nga veteranët e rrejshëm, implikon Veselin e Lumezin
-
Gjyqësori kosovar mes presionit politik dhe kritikave
-
Isufaj: Blakaj s’ka dorëzuar dorëheqjen me shkrim, ka thënë se s’ndihet i rrezikuar