Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ngritur çështjen e vdekjes së paqartë të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Tahiri në mbledhjen e Qeverisë tha se këtij rasti do t’i bëhet një ekspertizë ndërkombëtare dhe për këtë duhen mjete shtesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Unë ende nuk e di se sa mjete financiare do të na duhen që të procedojmë këtë, mirëpo mendoj se duhet të ndajmë rreth 50 mijë euro që ta mbyllim këtë rast, pra të kemi situatën e qartë", tha Tahiri.
Në lidhje me këtë rast ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se do të mbështesin financiarisht kërkesën e ministrit Tahiri, mirëpo është shprehur se kërkesat e tilla që kërkojnë buxhet të shtetit, së pari duhet t'i shtrohen Ministrisë së Financave e më pas ajo t'i paraqesë në Qeveri.