Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 49 mijë e 40 euro për punën e Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjes së kufirit shtetëror.
Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej 50 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë jashtë vendit, lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se si ministër është i përkushtuar që ky rast të zbardhet deri në fund dhe të eliminohet të gjitha dyshimet lidhur me rastin në fjalë.
“Këtë propozim e bëjë duke marrë për bazë rekomandimet e Kuvendit të Kosovës me datë 20 dhjetor 2016 të cilat e obligojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës, t’i mbulojë shpenzimet për ekspertizë shtesë jashtë vendit, në rastin e vdekjes së shtetasit Astrit Deharit. Si ministër i Drejtësisë, jam i përkushtuar që ky rast të zbardhet deri në fund dhe të eliminohet çfarëdo dyshimi dhe nga kushdo që mund të jetë i involvuar në këtë çështje “, tha ai.
-
Qeveria ndan 50 mijë euro për ekspertizë të rastit Dehari
-
Kosova i trajton njësoj si qytetarët nga Kina si ata nga Lugina e Preshevës
-
Tahiri kërkon 50 mijë euro për ekspertizën e rastit Dehari
-
PDK-ja propozon dy komisione hetimore, njërin për Gani Jakupin e tjetrin për mostrat e Astrit Deharit
-
Kosova ndan gjysmë milioni euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi