Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Szunyog takon Pecin, e lavdëron për shtensionimin e situatës në veri

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, njoftoi se është takuar të enjten me kryetarin e Komunës së Zveçanit, me të cilin tha se ka diskutuar për sfidat mbi ofrimin e shërbimeve komunale.

Ai shkroi në Tëitter se me Pecin u takuan në zyrën provizore të tij në fshatin Lipë të Zveçanit, derisa tha se i ka shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë në shtensionimin e situatës në veri.

Jam takuar sot me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij provizore në fshatin Lipë. Diskutuam sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për shtensionimin në veri të Kosovës”, shkroi Szunyog.

Peci, që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i kishte dëgjuar thirrjet e shteteve perëndimore për të punuar larg objektit të Komunës, me qëllim të shtensionimit të situatës.