Antigona Çitaku, zëdhënëse nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, tha se konferenca “Gratë police dhe zbatimi i ligjit në Australi” ishte e një rëndësie e veçantë në të cilën morën pjesë gra police nga 60 vende të botës, ku janë shkëmbyer përvoja të ndryshme sa i përket aspektit policor në zbatimin e ligjit.
Në këtë konferencë, tha ajo, është organizuar edhe një paradë e grave police, ku gratë police nga Kosova kanë prezantuar shtetin e Kosovës.
Çitaku tha se në këtë konferencë janë prezantuar të arriturat e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe sipas saj, ceremonia e organizimit të paradës ishte diçka madhështore.
Ajo tha se roli i Shoqatës që funksionon brenda Policisë së Kosovës është tejet i rëndësishëm meqenëse qëllim kryesor ka fuqizimin e rolit të gruas brenda policisë dhe të përgatitjen e grave në proceset vendimmarrëse.
“Në planifikojmë të organizojmë disa fushata promovuese më qëllim që të nxisim edhe gratë tjera që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës. Në polici jemi 14 për qind gra dhe synojmë që kjo përqindje të rritet meqenëse roli i gruas brenda policisë është tejet i rëndësishëm”, tha ajo në televizionin publik.
-
Hovenier: Qeveria të bëjë përpjekje për të rritur numrin e grave police
-
Kryeministri zotohet ta rrisë pjesëmarrjen e grave në institucionet e sigurisë
-
Në Polici vetëm 15% gra, krerët e shtetit kërkojnë që pjesëmarrja të rritet
-
Kërkohet inkurajimi i grave për të kontribuar në Policinë e Kosovës
-
Policet nga Kosova e Shqipëria, pjesë të paradës së policeve në Alaskë