Oda e Afarizmit të Kosovës sot takoi disa nga Shoqatat dhe prodhuesit e mjaltës, me qëllim që të organizohet sektori i bletarisë duke rritur efektshmerinë në ekonominë e Kosovës.
Skënder Krasniqi, kryetar i OAK-ut, i informoi me qëllimin e themelimit të Odës së Afarizmit, e cila do të angazhohet në mbrojtjen e interesit të biznesit, sidomos biznesit prodhues vendor.
Gjatë këtij takimi si probleme kryesore u theksuan mos përkrahja e këtij sektori nga institucionet qeveritare, probleme me pajisje, makineri dhe servisimin e tyre, i cili duhet të bëhet jashtë vendit në mungesë të kuadrit profesional, gjithashtu problem tjetër identifikohet edhe mungesa e kodit doganor.
Sekretari i Bordit Diamant Elshani, njëkohësisht edhe pronari i fabrikës për përpunimin e mjaltit O3 Shpk në Deçan, fabrikë kjo e cila është e vetmja në Kosovë e këtij lloji dhe është e pajisur me laboratorin për testimin e mjaltit ku do të sigurohet që mjalti i grumbulluar nga bletarët t’i nënshtrohet procesit të testimit laboratorik paraprak për të siguruar mjaltë 100 për qind të pastër, theksoi që objektivi i përgjithshëm i kësaj kompanie është rritja e prodhimtarisë së mjaltit cilësor, rritja e aftësisë konkurruese dhe krijimi i vendeve të reja të punës, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira në zonat rurale.
-
Kryeqyteti me dyqan që fuqizon gratë e margjinalizuara
-
Kosova pa fond për kompensim të dëmeve në të mbjella
-
Prodhuesit vendorë dalin me pesë kërkesa për institucionet
-
Durmishi: Në tregun kosovar kanë më shumë hapësirë produktet e importuara sesa ato vendore
-
Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk preken nga procedurat në sektorin e qumështit